• e premte, 05 dhjetor 2025

Nata e pestë e protestave në Marok, përleshje midis të rinjve dhe policisë, dy të vdekur

Nata e pestë e protestave në Marok, përleshje midis të rinjve dhe policisë, dy të vdekur

Rabat, 2 tetor 2025 (MIA) - Dy persona u vranë në Marok mbrëmë në një tentativë sulmi ndaj stacionit policor në afërsi të qytetit të Agadirit. Viktimat ishin të përfshirë në një sulm në grup ndaj vendit ku ishin të stacionuara njësitë e xhandarmërisë, kumtuan mediat lokale. 

Të rinj të maskuar u përleshën me forcat e sigurisë në disa qytete marokene mbrëmë gjatë ditës së pestë të protestave antiqeveritare, ndërsa demonstruesit vandalizuan prona dhe u vunë flakën automjeteve. 

Protestat, të organizuara nga grupi anonim rinor "GenZ 212" përmes TikTok-ut, Instagram dhe platformës Diskord, filluan të shtunën me kërkesa për arsim dhe mbrojtje shëndetësore më të mirë. 

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Maroko është pothuajse 36 për qind, ndërsa tek të diplomuarit është 19 për qind. 

Trazirat u përshkallëzuan të martën në mbrëmje, kur protestuesit sulmuan policinë dhe plaçkitën shitore, ndërsa autoritetet kumtuan se 263 forca sigurie dhe 23 civilë u lënduan. 

Deri më tani, janë ndaluar 409 persona, prej të cilëve 193 do të paraqiten në gjykatë, kryesisht me kusht. 

Përleshjet më të ashpra u vënë re në qytetet në afërsi të Agadirit, ku iu vu flaka ndërtesave komunale, bankave dhe automjeteve, ndërsa protesta paqësore u zhvilluan në Kazabllanka, Ueda dhe Taz. 

Protestuesit atje kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Aziz Ahanshu dhe fundin e korrupsionit. 

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se mbështet të drejtën për të protestuar në kuadër të ligjit dhe se forcat e sigurisë do të veprojnë me përmbajtje. 

Grupi "GenZ 212" në rrjetet sociale publikoi se kundërshton dhunën dhe se do të vazhdojë me protesta paqësore. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR