• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëntë persona janë arrestuar në BeH në një aksion të madh të SIPA, MPB-së kroate dhe Europolit

Nëntë persona janë arrestuar në BeH në një aksion të madh të SIPA, MPB-së kroate dhe Europolit

Sarajevë, 6 shkurt 2024 (MIA) - Pjesëtarët e Agjencisë shtetërore për hulumtime dhe mbrojtje (SIPA) në bashkëpunim me kolegët e MPB-së kroate dhe Europol nga mëngjesi i sotëm zbatojnë aksion të madh ndërkombëtar kundër trafikimit me njerëz, mëson Klix.ba.

Në territorin e Republikës së Kroacisë janë arrestuar katër persona dhe janë kryer bastisje në katër lokacione, ndërsa në territorin e Bosnjë e Hecegovinës, më konkretisht, kantoni Tuzlla, janë arrestuar nëntë persona dhe janë kryer bastisje në 13 lokalitete.

Qëllimi i aksionitr janë trafikantë të njerëzve, me kamionë dhe fuoristradë që kanë transpotuar shtetas turq nga Sarajeva përmes kufirit shtetëror deri në Kroaci, e pastaj në Gjermani.

Turqit kanë ardhur legalisht me aeroplanë në Sarajevë, prej ku janë marrë nga trafikantët dhe ilegalisht janë transferuar përmes BeH-së.

Anëtarët e SIPA--s kanë përcjellë disa tura të këtilla dhe kanë ndërprerë zinxhirin e trafikimit.

Janë arrestuar shtetas të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR