NëBeograd takim Mali - Sijarto, fillim i ndërtimit të naftëpëçuesit Novi-Sad - Algje deri në fund të vitit
- Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka biseduar sot në Beograd me ministrin e jashtëm hungarez, Peter Sijatrto rreth bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, si dhe ndërtimit të një tubacioni nafte nga Novi Sadi në Algje, fillimi i të cilit është planifikuar për në fund të vitit 2025.
Beograd, 30 shtator 2025 (MIA) - Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka biseduar sot në Beograd me ministrin e jashtëm hungarez, Peter Sijatrto rreth bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, si dhe ndërtimit të një tubacioni nafte nga Novi Sadi në Algje, fillimi i të cilit është planifikuar për në fund të vitit 2025.
"Fokusi ynë ishte në forcimin e lidhjeve ekonomike, sigurimin e stabilitetit energjetik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta të infrastrukturës dhe përmirësimin e kalimeve kufitare, duke përfshirë krijimin e "korridoreve të gjelbra" në kalimet Kelebia-Tompa dhe Horgos-Rezke", shkroi Mali në llogarinë e tij në Instagram.
Sipas tij, gjithashtu prioritete janë edhe ndërtimi i një tubacioni të ri gazi nga Horgos deri në Pojat, zhvillimi i korridorit të transmetimit të energjisë elektrike Panoniane dhe krijimi i një burse të përbashkët të energjisë elektrike Serbi-Hungari-Slloveni. mb/
Foto: Instagram/Mali