• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Vranjë deri më tani me dozën e parë janë vaksinuar 11.540 qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe 8.306 me dozën e dytë

Në Vranjë deri më tani me dozën e parë janë vaksinuar 11.540 qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe 8.306 me dozën e dytë
Beograd, 15 korrik 2021 (MIA) - Në Vranjë deri më tani me dozën e parë janë vaksinuar 11.540 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, derisa dozën me dytë janë vaksinuar 8.306 shtetas tanë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Siç bëri të ditur portali Jugpres, duke iu referuar të dhënave të Qendrës Shëndetësore në Vranjë, deri më 14 korrik të këtij viti numri i përgjithshëm i dozave të dhëna të para dhe të dyta të të gjitha vaksinave të disponueshme në këtë qytet arrin 74.762. Prej tyre numri i qytetarëve të vaksinuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me dozën e parë është 11.540, derisa numri i qytetarëve të vaksinuar të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës është 6 qytetarë. Numri i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë arrin 8.306 dhe 7 shtetas të Republikës së Bosnjës e Hercegovinës. Numri i qytetarëve të vaksinuar të Republikës së Serbisë me dozën e parë është 27. 669, derisa me dozën e dytë janë vaksinuar 27.117 shtetas serbë. Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Vranjë janë vaksinuar me vaksinën kineze Sinofarm, derisa një numër më i vogël i kanë marrë vaksinat Fajzer, Sputnik V dhe Astra Zeneka. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR