• e shtunë, 28 shtator 2024

Në Ukrainë pasnesër takim trepalësh Zelenski-Guteresh-Erdogan

Në Ukrainë pasnesër takim trepalësh Zelenski-Guteresh-Erdogan
Nju Jork, 16 gusht 2022 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh të enjten në Ukrainë do të takohet me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, kumtoi zëdhënësi i Organizatës botërore Stefan Duzharik. Takimi trepalësh do të mbahet në qytetin Lviv, në perëndim të Ukrainës, në ftesë të Zelenskit. Guteresh të premten do ta vizitojë Odesan. Drejt kthimit për në Nju-Jork, sekretari i përgjithshëm i KB-së do të qëndrojë në Turqi. Më konkretisht, ai të shtunën do ta vizitojë qendrën e përbashkët koordinuese në Stamboll për ndjekjen e eksportit të drithërave përmes Detit të Zi. Odesa është një prej porteve të përfshira në marrëveshje për eksportin e drithërave ukrainase dhe prodhimeve tjera ushqimore përmes Detit të Zi. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR