• e martë, 09 korrik 2024

Në Ukrainë kanë arritur aeroplanët sllovakë MiG-29

Në Ukrainë kanë arritur aeroplanët sllovakë MiG-29

Bratisllavë, 18 prill 2023 (MIA) - Sllovakia i ka dërguar 13-të aeroplanët luftarakë MiG -29 në Ukrainë, konfirmoi Ministria sllovake e Mbrojtjes, ndërsa Bratisllava ka marrë zbritje për blerje të helikopterëve amerikanë si shpërblim për këtë hap.

"Transferi është kryer me masat më të larta të sigurisë. Për dallim nga fqinji jonë, ne nuk kemi pasur dobi nga këta aeroplanë", deklaroi ministri i përkohshëm sllovak i Mbrojtjes, Jarosllav Nad.

Donacion i 13 aeroplanëve luftarakë Mig-29 dhe një pjesë sistemit për mbrojtje ajrore SAM-6 Kub ka qenë lëndë e marrëveshjes ndërqeveritare mes Sllovakisë dhe Ukrainës, që është miratuar  nga Qeveria në Bratisllavë në mars.

SHBA-ja i ka ofruar Sllovakisë 12 helikopterë të rinj "Bell AH-1Z Viper" me pajisje shtesë, trajnim pilotësh dhe teknikësh, si dhe më shumë se 500 raketa AGM-114 Hellfire, në këmbim të luftëtarëve të dhuruar MiG-29.  mb/

foto: Wikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR