Në Turqi u shënua 102 vjetori nga shpallja e Republikës
- Me një numër të madh të ngjarjeve në Turqi dje u shënua 102 vjetori i shpalljes së Republikës.
- Post By Ramize Qamili
- 10:55, 30 tetor, 2025
Ankara, 30 tetor 2025 (MIA) - Me një numër të madh të ngjarjeve në Turqi dje u shënua 102 vjetori i shpalljes së Republikës.
Presidenti i Republikës Rexhep Taip Erdogan, me atë rast u zotua se do të mbroj unitetin, pavarësinë dhe forcën e kombit.
"Punojmë me të gjitha forcat tona për ta mbajtur Republikën e Turqisë të përjetshme, tha Erdogani në kumtesën zyrtare të publikuar nga Presidenca turke.

Presidenti theksoi vendosmërinë e Turqisë për t'iu kundërvënë kërcënimeve ndaj kohezionit social.
Erdogani potencoi qëllimet kryesore të zhvillimit dhe sigurisë brenda vizionit "Shekulli i Turqisë".
"Në përputhje me qëllimet tona për 'Shekullin e Turqisë', bëjmë hapa revolucionarë në çdo fushë", tha ai, duke pohuar përpjekjet drejt "një Turqie pa terror ku 86 milionë persona do të jetojnë në paqe".
Ai, gjithashtu, theksoi rolin ndërkombëtar dhe aktivizmin diplomatik të Turqisë, duke theksuar se vendi mbetet i përkushtuar për të mbrojtur drejtësinë në krizat globale.
Erdogani bëri thirrje për vendosmëri kolektive në të ardhmen: "Së bashku do të ndërtojmë një Turqi të madhe, të fuqishme dhe të begatë - të respektuar në botë dhe lidere në rajon".
Presidenti përfundoi me urime me rastin e Ditës së Republikës për qytetarët në Turqi dhe jashtë vendit: "Qoftë i bekuar viti i 102-të i Republikës sonë".
Festa kombëtare, Dita e Republikës, festohet më 29 tetor në shenjë përkujtimi të shpalljes së Republikës së Turqisë në vitin 1923.
Republikën e shpalli Mustafa Kemal Ataturku, i cili më vonë nga Asambleja e madhe kombëtare u zgjodh për president të parë i Turqisë moderne.
Kjo ditë, si një nga festat më të mëdha kombëtare të Turqisë, shënohet me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, ndërsa aktivitetet zhvillohen edhe nga ambasadat turke në mbarë botën. rq/
Foto: Anadollu