Në tre shkolla në Serbi, nxënësit kanë lista me nxënës në të cilët do të qëllojnë me armë
- Siç ka konfirmuar MPB-ja për portalin N1, në tre shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë lista me nxënës, të cilët do t'i qëllojnë me armë. Të gjithë janë arrestuar së bashku me prindërit e tyre, ndërsa janë denoncuar nga nxënës dhe prindër të tjerë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Melahat Baftija
- 20:33, 8 maj, 2023
Beograd, 8 maj 2023 (MIA) - Siç ka konfirmuar MPB-ja për portalin N1, në tre shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë lista me nxënës, të cilët do t'i qëllojnë me armë. Të gjithë janë arrestuar së bashku me prindërit e tyre, ndërsa janë denoncuar nga nxënës dhe prindër të tjerë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Bëhet fjalë për shkollën "Despot Stefan Llazareviq" në lagjen Mirijevo të Beogradit, ndërsa nëna e njërit prej nxënësve ka dërguar letër nga e cila shuhet se prindërit janë të shqetësuar dhe se shumica nuk do t'i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Në shkollën fillore "Bora Stankoviq" në Vozhdovc, dy nxënës të klasës së pestë kanë bërë listë, si dhe një nxënës në një shkollë në Bajina Bashta.
Policia në Zrenjanin e ka arrestuar A.S. (19) nga rrethina Novacrnja për shkak të dyshimit se ka shkaktuar panikë.
Të dyshuarit i është caktuar masë arresti deri në 48 orë. mb/
Foto: Internet printskrin