• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në sulmet izraelite ndaj Gazës kanë humbur jetën shtatë gazetarë

Në sulmet izraelite ndaj Gazës kanë humbur jetën shtatë gazetarë

Gazë, 10 tetor 2023 (MIA) - Në sulmet e armatës izraelite ndaj Rripit të Gazës, kanë humbur jetën të paktën shtatë gazetarë, dhjetë janë plagosur, ndërsa dy gazetarë rezultojnë të zhdukur, njofton Anadollu.

Zyra qeveritare për media në Gaza i ka publikuar edhe emrta e gazetarëve të vrarë, Said al-Tavil, Muhamed Sub, Hisham en Navaçihe, Ibrahim Lafi, Muhamed Çergun, Muhamad el-Salihi, Esad Semlah, ndërsa Nidal al-Vahidi dhe Hajtam Abdulvahid janë regjistruar si të zhdukur.  

Në komunikatë theksohet edhe se 40 institucione mediatike kanë qenë tërësisht ose pjesërisht të dëmtuar gjatë bombardimit izraelit të lagjeve civile në Gaza.

Ndërkohë, Ministria palestineze për Informacione publikoi një komunikatë në të cilën theksohet se shtëpi, shkolla, institucione mjekësore dhe ndërtesa qeveritare janë rrafshuar me tokën në Gaza në sulmet ajrore izraelite, të cilët kanë vazhduar edhe sot. 

Pesë anëtarë të personelit mjekësor janë vrarë, ndërsa njerëzit e zhvendosur në Gaza tani janë strehuar në 70 qendra për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka njoftuar se deri në orën 19:00, 2901 persona të lënduar nga sulmet e Hamasit janë trajtuar në spitalet e vendit që nga mëngjesi i së shtunës.

Pesëqind e tridhjetë e pesë persona janë ende të shtruar në spital, nga të cilët më shumë se 100 janë në gjendje të rëndë shëndetësore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR