• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Strategjinë kombëtare për siguri, Bajden e nënvizoi Rusinë dhe Kinën si sfidat më të mëdha për SHBA-në

Në Strategjinë kombëtare për siguri, Bajden e nënvizoi Rusinë dhe Kinën si sfidat më të mëdha për SHBA-në
Uashington, 12 tetor 2022 (MIA) – Sfida më e madhe për SHBA-në është "mbi konkurrencë ndaj Kinës dhe frenim të Rusisë", duke u fokusuar në rindërtimin e një demokracie të dëmtuar në vend, sipas Strategjisë kombëtare për siguri të Shtëpisë së Bardhë. Në dokumentin prej 48 faqe të publikuar sot (strategji e sigurisë kombëtare e përgatitur nga çdo administratë e re), presidenti i SHBA-së Xho Bajden tregoi se ai ishte më i shqetësuar për lëvizjet e Kinës për të "plotësuar sundimin autoritar me politikë të jashtme revizioniste" sesa nga një politikë të rraskapitur të Rusisë e cila po shembet. "Rusia dhe Kina paraqesin sfida të ndryshme. Rusia është rrezik i menjëhershëm për sistemin ndërkombëtar të lirë dhe të hapur, duke shkelur në mënyrë të pamatur ligjet bazë të rendit ndërkombëtar sot, siç tregohet nga lufta e saj brutale e agresionit kundër Ukrainës", shkroi Bajden. Në dokument, ndryshe nga paraardhësit e tij demokratë, Barak Obama dhe Bill Klinton, ai e fajësoi globalizimin për nxitjen e pandemisë dhe dezinformimit dhe theksoi se globalizmi kishte sjellë probleme me furnizimin. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR