• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Sofje dhe disa qytete bullgare u mbajtën protesta të qeta për mbështetje të Ukrainës

Në Sofje dhe disa qytete bullgare u mbajtën protesta të qeta për mbështetje të Ukrainës
Sofje, 24 mars 2022 (MIA) - Të paktën 20.000 njerëz u mblodhën sonte në Sheshin e pavarësisë në Sofje me marsh për mbështetje të Ukrainës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Të pranishmit mbanin flamuj të Bullgarisë, Ukrainës dhe brohoritnin "Lavdi Ukrainës". Pjesëmarrësit mbanin fotografi nga ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, në të cilën shkruante "persona non grata". Ata i ndezën dritat e celularëve për mbështetje të Ukrainës. Marshi ishte organizuar pas thirrjes së presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski, i cili kërkoi që qytetarët e kryeqendrave evropiane të dalin në marsh të qetë për mbështetje të Ukrainës. Protestat e qeta në Sofje dhe në disa qytete tjera më të mëdha në Bullgari ishin organizuar në rrjetet sociale. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR