• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Siri është vrarë themeluesi i degës së Al Kaedës

Në Siri është vrarë themeluesi i degës së Al Kaedës

Damask, 5 prill 2024 (MIA) - Drejtuesi i xhihadistëve irakianë në veriperëndim të Sirisë, i cili e ka themeluar degën e mëparshme të Al Kaedës, është vrarë dje kur një sulmues-vetëvrasës është hedh në erë në shtëpinë e tij, njoftuan burimet xhihadiste.

Sipas tyre, Abu Maria al-Kahtani, emri i vërtetë i të cilit është Majsr al-Xhaburi, ka vdekur pasi ka mbërritur në spital me plagë të rënda të marra kur një vetëvrasës me bombë është aktivizuar disa sekonda pasi që e ka përshëndetur në qytetin Sarmada.

Disa persona janë plagosur.

Kahtani ka qenë një nga themeluesit e frontit Nusra, ish-degë e Al Kaedës në Siri, i cili u riemërua në Hajar Tahrir al-Sham (HTS) pasi që i ndërpreu lidhjet me Al Kaedën. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR