Në Siri është vrarë lideri i SHI-së, al Kurashi
- Grupi ekstremist Shteti Islamik ka njoftuar sot për vdekjen e liderit të tij Abu al-Husein al-Husein al-Kurashi, i cili u vra në përleshjet me grupin ekstremist Hajat Tahrir al-Sham (HTS) në veriperëndim të Sirisë.
- Post By Melahat Baftija
- 21:08, 3 gusht, 2023

Damask, 3 gusht 2023 (MIA) - Grupi ekstremist Shteti Islamik ka njoftuar sot për vdekjen e liderit të tij Abu al-Husein al-Husein al-Kurashi, i cili u vra në përleshjet me grupin ekstremist Hajat Tahrir al-Sham (HTS) në veriperëndim të Sirisë.
Zëdhënësi i SHI-së, në një audio-mesazh përmes Telegramit, njoftoi se lideri i tyre është vrarë në provincën Idlib në një përleshje të drejtpërdrejtë me anëtarët e HTS.
Anëtarët e HTS, një ish-degë lokale e al-Kaedës, është përpjekur që të rrëmbejnë al-Kurashin.
SHI-ja nuk e specifikoi vendin apo datën e saktë të ekzekutimit të al-Kurashit. mb/
Foto: MIA