• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shqipëri mbyten në det babai me dy djemtë e tij

Në Shqipëri mbyten në det babai me dy djemtë e tij

Tiranë, 9 korrik 2023 (MIA) - Një tragjedi ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku një familje nga Tirana ka humbur tre anëtarë të saj, të cilët u mbytën në plazhin e famshëm Vilë-Boshtovë, afër Kavajës.

Personi i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç janë mbytur teksa po notonin në det.

Shërbimet detare kanë ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar, por pa sukses të tre kanë gjetur vdekjen nga rrymat e forta detare.

U përpoqën të ndihmonin edhe plazhistët që kanë qenë në plazh, por pa rezultat. Trupat janë dorëzuar për autopsi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR