• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Shqipëri 1.215 të sapoinfektuar me Kovid-19

Në Shqipëri 1.215 të sapoinfektuar me Kovid-19
Tiranë, 12 korrik 2022 (MIA) - Në Shqipëri vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me Kovid-19, ku në 24 orët e fundit virusi është konfirmuar te 46,3 për qind e të testuarve, që është incidenca më e lartë në në disa muajt e fundit,  lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana. “Nga 2623 testime të kryera, rezultat pozitiv është marrë te 1.215, që është 46,3 për qind e të testuarve. Në listën e të shëruarve janë vendosur 646, ndërsa dy persona kanë vdekur në moshën 45 dhe 84 vjeç”, theksohet në kumtesën e e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Aktualisht janë 6.226 pacientë aktivë të sëmundjes dhe 27 janë në trajtim spitalor. Rritja e infektimit është e pranishme që nga fillimi i këtij muaji, kur mesatarisht ka rreth 800 infeksione të reja në ditë.

Siç konfirmuan nga Komiteti Kombëtar i Ekspertëve për Përballje me Pandeminë, në vend qarkullon varianti BA5. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR