• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në SHBA ka vdekur disidenti Fetullah Gylen i cili në Ankara akuzohej për puçin e pasuksesshëm të vitit 2016

Në SHBA ka vdekur disidenti Fetullah Gylen i cili në Ankara akuzohej për puçin e pasuksesshëm të vitit 2016

Stamboll, 21 tetor 2024 (MIA) - Predikuesi mysliman turk, Fetullah Gylen, për të cilin Ankaraja zyrtare pohon se qëndron prapa puçit të pasuksesshëm në vitin 2016, ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare në SHBA, ku ka jetuar në azil vullnetar, publikuan sot mediat turke.

Gylen ka ndërtuar një lëvizje të fuqishme islamike edhe jashtë Turqisë, por vitet e fundit i ka kaluar në egzil i pandehur për organizim të tentativës për grusht-shtet kundër liderit turk Rexhep Taip Erdogan, edhe pse ai i mohonte akuzat.

Herkul, sajti i cili i publikon predikimet e Gylenit, në profilin e tij në X bëri të ditur se Gyleni ka vdeikur të dielën në mbrëmje në spitalin ku po mjekohej.

Fetullah Gylen, dikur ka qenë aleat i Erdoganit, por më vonë u përçanë, ndëra Erdogani e ka konsideruar për përgjegjës për tentativën për grusht-shtet në vitin 2016, në të cilin ushtarët kryengritës turk e kanë marrë kontrollin ndaj aeroplanëve të forcave ajrore turke, njësitet blinduese dhe të helikopterëve. Në atë përpjekje të pasuksesshme për ndërmarrje të pushtetit, kanë humbur jetën rreth 250 persona, ndërsa Gylen ka jetuar në vetëpersekutim nga viti 1999. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR