• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Rripin e Gazës janë vrarë 9.700 njerëz, prej të cilëve 4.800 fëmijë

Në Rripin e Gazës janë vrarë 9.700 njerëz, prej të cilëve 4.800 fëmijë

Gaza, 5 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot ka njoftuar se nga 7 tetori, që nga fillimi i luftës me Izraelin, janë vrarë 9.770 persona, prej të cilëve 4.800 fëmijë.

Në njoftim thuhet se 2.550 nga të vrarët janë gra.

Në Izrael që nga fillimi i sulmit nga Hamasi, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz, ndërsa rreth 240 janë rrëmbyer dhe dërguar në Rripin e Gazës.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar njoftoi se që nga 7 tetori, janë vrarë 152 palestinezë dhe 2.100 janë plagosur. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR