Në Romë raundi i dytë i bisedimeve mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor iranian
- Në Romë po zhvillohet raundi i dytë i negociatave ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Republikës Islamike.
- Post By Melahat Baftija
- 15:41, 19 prill, 2025
Romë, 19 prill 2025 (MIA) - Në Romë po zhvillohet raundi i dytë i negociatave ndërmjet Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Republikës Islamike.
Bisedimet po zhvillohen me dyer të mbyllura në Ambasadën e Omanit në Romë dhe synojnë të ndërtojnë çështjet e dakorduara nga raundi i tyre i parë, i cili u zhvillua në Oman javën e kaluar, raporton DPA.
Delegacioni amerikan udhëhiqet nga i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Stiv Vitkof ndërsa në krye të delegacionit iranian është ministri i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi. Ndërmjetësues në negociata është ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaid.
Ali Shamkhani, këshilltar politik i liderit suprem iranian, Ali Hamnei, menjëherë pas fillimit të raundit të dytë të negociatave, njoftoi në rrjetet sociale se Irani është gati për një marrëveshje për programin e tij bërthamor, por, siç thekson ai, në kushte të caktuara.
Ali Shamhani, këshilltar politik i liderit suprem iranian, Ali Hamnei, menjëherë pas fillimit të raundit të dytë të negociatave, njoftoi në rrjetet sociale se Irani është gati për një marrëveshje për programin e tij bërthamor, por, siç thekson ai, nën kushte të caktuara.
"Duam një marrëveshje të ekuilibruar, jo një dorëzim," shkroi ai në X. Shamhani ka bërë thirrje për heqje të plotë të sanksioneve, duke përfshirë lehtësimin e kufizimeve ndaj investimeve të huaja dhe fundin e kërcënimeve nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Presidenti amerikan Donald Tramp, e ka kërcënuar vazhdimisht Teheranin me pasoja ushtarake nëse negociatat dështojnë, duke deklaruar se qëllimi i tij kryesor është të parandalojë programin e armëve bërthamore të Iranit.
Shefi iranian i diplomacisë, Aragçi u shpreh i hapur ndaj lëshimeve në lidhje me programin bërthamor dhe nivelin e pasurimit të uraniumit, duke theksuar se Irani nuk dëshiron të prodhojë bombë bërthamore. Në këmbim, Irani kërkon heqjen e sanksioneve amerikane.
Megjithatë, sipas Aragçit, braktisja e plotë e teknologjisë bërthamore nuk është për diskutim.
Temat shtesë që shkaktojnë mosmarrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit përfshijnë programin raketor të Iranit dhe politikën e Lindjes së Mesme, veçanërisht mbështetjen e Teheranit për grupet militante islamike që luftojnë Izraelin. mb/
Foto: EPA