• e premte, 22 nëntor 2024

Në Qendrën Informative Kulturore në Sofje u hap ekspozita me grafistë nga Tetova

Në Qendrën Informative Kulturore në Sofje u hap ekspozita me grafistë nga Tetova
Sofje, 16 nëntor 2022 (MIA)- Në Galerinë e Qendrës Informative Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Sofje mbrëmë është hapur ekspozita me grafika “Arti si realitet i transformuar” i përbërë nga autorët e rinj Berat Beqiri, Astrit Rexhepi dhe Ylber Dauti, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Në hapje të ekspozitës fjalim mbajti zëvendësambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Vlladimir Kërstevski. Autorët e rinj nga Tetova për herë të parë prezantohen para publikut në Sofje. Drejtori i QIK-ut në Sofje, Sashko Nasev tha se ekspozita do t'i japë mundësi audiencës bullgare dhe njohësve të grafikës dhe kulturës të njihen me artin e tyre. Ndër grafikat e shfaqura ka edhe digjitale dhe punimet e tyre plotësojnë njëra-tjetrën, ndërsa titulli i ekspozitës për realitetin e transformuar në të cilin përveç formave natyrore, mund të shihen gjithashtu simbole të vjetra të qytetit që tregojnë bukurinë e të kaluarës. Berat Beqiri për MIA-n deklaroi se në ekspozitën në Bullgari kanë ardhur për të prezantuar Tetovën dhe simbolet e saja kulturore me qëllim të mos harrohen, por përmes kulturës të rivitalizohen. Beqiri tha se arti grafik sot po bëhet sërish i popullarizuar në mesin e njerëzve dhe u jep mundësi mbështetësve të tij të thellohen në të kaluarën, por edhe të shohin përpara në të ardhmen. Tre artistët poashtu kishin edhe ekspozitat e tyre individuale në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, si dhe në Kosovë, Shqipëri dhe Turqi. qa/  

QËNDRONI TË LIDHUR