• e premte, 05 dhjetor 2025

Në protestat në mbarë Francën janë lënduar gjashtë policë dhe janë arrestuar 119 persona

Në protestat në mbarë Francën janë lënduar gjashtë policë dhe janë arrestuar 119 persona

Paris, 18 shtator 2025 (MIA) - Në protestat e sotme në mbarë Francën, deri në ora 14 janë arrestuar 119 persona, ndërsa gjashtë policë janë lënduar, njoftoi televizioni BFM, duke sqaruar se policët janë lënduar gjatë përleshjeve me protesuesit.

Policia ka hasur tubime në 493 lokacione në mbarë vendin dhe ka numëruar se në ato janë të pranishme rreth 243.000 protestues. Gjatë protestave janë bllokuar 92 rrugë.

Pjesëmarrës në protesta janë tubuar edhe para Ministrisë së Ekonomisë në Paris dhe kanë hyrë për një kohë të shkurtër në oborrin e Ministrisë, por janë larguar shpejt.

Kryeministri francez Sebastian lekorni tha se situata përcillet me vëmendje.

Pas orës 14 në disa qytete - Paris, Bordo, Nant, kortezhe demonstruesish filluan një marshim proteste.

Pjesëmarrësit mbajnë parrulla "Makron nëse je kampion, jep dorëheqje", "Para për arsimim, e jo për bombardim" dhe shumë të tjera.

Gazeta "Parizien" njofton se qendra e Parisit është bllokuar. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR