• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Pallatin e Eliseut takim Makron - Abas

Në Pallatin e Eliseut takim Makron - Abas

Paris, 11 nëntor 2025 (MIA) - Planet për aneksimin e pjesshëm ose të plotë të Bregut Perëndimor nga Izraeli janë vijë e kuqe, ndaj së cilës ne do të reagojmë fuqishëm me partnerët tanë evropianë, deklaroi presidenti francez Emanuel Makron në takimin e sotëm në Pallatin e Eliseut me presidentin palestinez, Mahmud Abas.

Sipas tij, "dhuna e kolonëve dhe përshpejtimi i projektit të vendbanimeve po arrijnë nivele të reja që kërcënojnë stabilitetin e Bregut Perëndimor dhe përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare".

Abasi e konfirmoi angazhimin e tij për reformat brenda Autoritetit Palestinez, duke përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

"E ripërtërijmë angazhimin tonë për reformat këtu para jush", tha Abas, duke shtuar se reformat përfshijnë organizimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Ai shtoi se zgjedhjet do të mbahen "një vit pas kalimit në fazën e dytë të armëpushimit" në Rripin e Gazës, që përfshin çarmatimin e lëvizjes palestineze Hamas.

Abas dhe Makron njoftuan krijimin e një komiteti të përbashkët për të hartuar një kushtetutë për shtetin palestinez, të cilin Franca e njohu paradokohe. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR