• e premte, 05 dhjetor 2025

Në një anije të përmbytur në Mauritani kanë humbur jetën 69 emigrantë

Në një anije të përmbytur në Mauritani kanë humbur jetën 69 emigrantë

Nuakçot, 29 gusht 2025 (MIA) - Të paktën 69 trupa të pajetë janë nxjerrë nga Oqeani Atlantik më shumë se 48 orë pasi një anije me emigrantë është përmbytur në Mauritani, ndërsa dhjetëra persona janë zhdukur, kumtoi sot roja bregdetare e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.

Sipas të dhënave të mëparshme, 49 persona u mbytën, ndërsa rreth njëqind rezultojnë të zhdukur në përmbytjen e anijes që ndodhi 80 kilometra në veri të kryeqytetit Nuakçot.

Një përfaqsues zyrtar i rojës bregdetare më herët deklaroi se në anije kishte 160 persona, ndërsa janë shpëtuar vetëm 17.

Sipas autoriteteve lokale, në anije kishte më së shumti shtetas të Senegalit dhe Gambias. rq/bsh/

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR