• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në nëntë muajt e parë të këtij viti diaspora ka dërguar mbi 900 milionë euro në Kosovë

Në nëntë muajt e parë të këtij viti diaspora ka dërguar mbi 900 milionë euro në Kosovë
Prishtinë, 13 nëntor 2022 (MIA) - Banka Qendrore e Kosovës publikoi sot se në nëntë muajt e parë të këtij viti në vend nga diaspora kanë ardhur dërgesa në të holla në vlerë prej 916,2 milionë euro, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Shuma më e madhe e dërgesave në këtë vit është shënuar në muajin gusht, kur ishin regjistruar plotë 131,6 milionë euro, kohë e cila u karakterizua me shtrenjtim të madh të çmimeve të konsumit ditor. Por, dërgesat ishin të mëdha edhe gjatë muajit shtator, duke shënuar rreth 114,2 milionë euro dërgesa parash nga jashtë për në Kosovë. Në krahasim me vitin e kaluar, shuma e remitencave që i kanë marrë kosovarët në nëntë muajt e parë të këtij viti është më e lartë për 54,4 milionë euro, gjegjësisht nga janari deri në shtator të vitit 2021, nga jashtë në Kosovë kanë ardhur 861,8 milionë euro. Sipas statistikave të publikuara nga raporti i Bankës Qendrore të Kosovës, më së shumti dërgesa kishte nga Gjermania, 38 për qind, vijojnë Zvicra me 17,9 për qind, më pas SHBA-ja me 8,4 për qind dhe Austria me 5,4 për qind. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR