• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Itali arrestohet një ukrainas i dyshuar për sabotimin e gazsjellësit "Rjedhja veriore"

Në Itali arrestohet një ukrainas i dyshuar për sabotimin e gazsjellësit

Berlin, 21 gusht 2025 (MIA) - Një i dyshuar ukrainas është arrestuar në Itali për pjesëmarrje eventuale në sabotim, të orientuar ndaj gazsjellësit të "Rrjedhës veriore" në shtator të vitit 2022, kumtuan sot prokurorët gjermanë.

Burri është akuzuar për pjesëmarrje në shkaktimin e detonacionit me mjet shpërthyes, si dhe për sabotim jokushtetues, mes tjerash, kumtoi zyra e prokurorit publik të Karlsruhe.

Thuhet se i dyshuari është pjesë e një grupi personash të cilët vendosën pajisje shpërthyese në tubacionet e gazsjellësit "Rrjedhja veriore 1" dhe "Rrjedhja veriore 2" në afërsi të ishullit danez Bornholm në Detin Baltik rreth tre vjet më parë.

"I akuzuari sipas të gjitha gjasave ishte një nga koordinatorët e operacionit", kumtoi zyra e prokurorit federal.

Policia italiane e arrestoi burrin në provincën Rimini gjatë natës. Ai do të ekstradohet në Gjermani, kumtuan nga zyra.

Gazsjellësi "Rrjedhja veriore 1" dhe "Rrjedhja veriore 2", të cilat kalojnë nga Rusia për në Gjermani përmes Detit Baltik, u dëmtuan nga disa shpërthime në fund të shtatorit të vitit 2022.

Menjëherë pas kësaj, u zbuluan katër derdhje në tre nga katër seksionet e gazsjellësit.

"Rrjedhja veriore 1" më herët është përdorur për të furnizuar Gjermaninë me gaz rus, ndërsa "Rjedhja veriore 2" asnjëherë nuk u vu në funksion pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga ana e Moskës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR