• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Iran, të paktën katër të vdekur dhe 61 të plagosur nga zjarri në burgun "Evin"

Në Iran, të paktën katër të vdekur dhe 61 të plagosur nga zjarri në burgun
Teheran, 16 tetor 2022 (MIA) – Në zjarrin që shpërtheu mbrëmë në burgun famëkeq "Evin" të Teheranit, të paktën katër të burgosur kanë vdekur dhe 61 janë lënduar, konfirmuan sot autoritetet iraniane. Media shtetërore iraniane lajmërojnë se katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike, dhe katër viktimat vdiqën nga tymi. Zjarri në burgun famëkeq vjen mes protestave njëmujore në të gjithë vendin, pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua për veshje të papërshtatshme islamike. Protestat janë kthyer në një nga sfidat më të mëdha për Qeverinë ultra-konservatore të krijuar që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR