• e hënë, 30 dhjetor 2024

Në Iran janë ekzekutuar pesë burra për përdhunim

Në Iran janë ekzekutuar pesë burra për përdhunim

Teheran, 9 gusht 2023 (MIA) - Irani sot ka ekzekutuar pesë burra të shpallur si fajtorë për përdhunim të një gruaje në maj të vitit të kaluar.

"Pesë burrë, të cilët kanë rrëmbyer dhe kanë përdhunuar një grua në maj të vitit 2022 në qytetin Marand (veriperëndim të Iranit) janë ekzekutuar sot", kumtuan autoritetet.

Burrat që janë ekzekutuar sot, janë arrestuar katër ditë pas përdhunimit.

Në fillim të qershorit, organizata joqeveritare Amnesti interneshënël kumtoi se 292 persona janë ekzekutuar në Iran në vitin 2023. Vitin e kaluar, Republika Islamike ekzekutoi 582 njerëz - më shumë se çdo vend tjetër përveç Kinës, thanë disa grupe të të drejtave, përfshirë Amnesti interneshënël.

Në fillim të muajit të kaluar, autoritetet iraniane ekzekutuan tre burra të shpallur fajtorë për drogë dhe përdhunim të rreth dhjetë grave në fund të vitit 2021. mb/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR