• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Hagë fillon sot procesi kundër Izraelit pas padisë nga RAJ për shkak të kryerjes së gjenocidit në Gazë

Në Hagë fillon sot procesi kundër Izraelit pas padisë nga RAJ për shkak të kryerjes së gjenocidit në Gazë

Hagë, 11 janar 20024 (MIA) - Debati juridik për luftën në Gazë fillon sot në Hagë, ndërsa Gjykata penale ndërkombëtare (GJPN) do t'i shqyrtojë argumentet, në të cilat theksohet se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj palestinezëve në atë territor.

Republika e Afrikës Jugore (RAJ), e cila e ka inicuar rastin, kërkon nga gjykata e KB-së të veprojë urgjent që të mbrohet nga dëmi serioz dhe i parikuperueshëm ndaj popullit palestinez, duke iu referuar konventës për gjenocid, e cila sipas padisë, vazhdon të shkilet pa u dënuar.

Nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, Izraeli ka vrarë më shumë se 23.000 palestinezë, 70 për qind e të cilëve janë gra ose fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.  

Në aplikacionin me shkrim prej 84 faqeve në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë, RAJ thekson: "Lëshimet e Izraelit, për të cilat ankohet  Afrika Jugore janë nga karakteri gjenocid sepse kanë për qëllim të sjellin deri në shkatërrimin e pjesës së dukshme nga grupi palestinez nacional, racor dhe etnik.

Rastet për të vërtetuar gjenocidin mund të zgjasin me vite, por RAJ po i kërkon Gjykatës që të zbatojë shpejt masat e përkohshme dhe "të urdhërojë Izraelin të ndalojë vrasjen dhe shkaktimin e lëndimeve të rënda mendore dhe fizike të popullit palestinez në Gaza".

Ekipet ligjore nga të dyja palët do të kenë rreth tre orë kohë për të paraqitur argumentet e tyre, me RAJ që do të merret në pyetje sot, ndërsa Izraeli nesër. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR