• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Greqi 1.820 raste të reja të Kovid-19

Në Greqi 1.820 raste të reja të Kovid-19
Athinë, 7 korrik 2021 (MIA) – Për të dytën ditë me radhë, është regjistruar numër i rritur i rasteve të reja të Kovid-19 në Greqi, gjithsej 1.820 të infektuar të rinj, nga të cilët shumica janë në rajonin e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinë, ndërsa nëntë persona kanë vdekur, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas të dhënave zyrtare nga Organizatës kombëtare për shëndetin publik të Greqisë, 1.061 raste janë në Atikë, 172 janë në Kretë, 51 në Selanik, 50 në Janinë, 18 në Korint, 14 në ishullin Mykonos (i cili tashmë është në zona e tretë portokalli), 12 në Korfuz, pesë të Halkidiki, etj. Nga rastet e reja, 21 u “importuan”, gjashtë prej të cilave u zbuluan në pikat e hyrjes në vend. Dje, u raportuan 1,797 raste të reja të Kovid-19, nga gjithsej 66,464 teste, ndërsa 1.820 perspnat e sotëm të infektuar janë nga 59.903 teste (13.578 të shpejta dhe 46.325 PCR). Herën e kaluar, mbi 1.800 infeksione të reja në Greqi kishte më 1 qershor të këtij viti. Që nga fillimi i pandemisë në vend, 12.763 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19 dhe janë konfirmuar 430.960 raste pozitive. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR