• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Francë janë konstatuar mangësi në arsimimin seksual në shkolla

Në Francë janë konstatuar mangësi në arsimimin seksual në shkolla
Paris, 20 shtator 2022 (MIA) – Raporti i Inspektoratit të përgjithshëm të arsimit të Ministrisë së Arsimit të Francës vë në dukje mangësitë në arsimimin seksual, njoftoi korrespondenti i MIA-s. Në raportin e publikuar sot të titulluar “Arsimimi seksual në shkolla” theksohet se “më pak se 15 për qind e nxënësve përfitojnë nga tre sesione edukate seksuale gjatë vitit shkollor në shkollat ​​fillore dhe të mesme (përkatësisht më pak se 20 për qind në fakultet), përderisa këto tri seanca parashikohen me ligj. Në raport theksohet gjithashtu se arsimimi seksual duhet të identifikohet qartë, të strukturohet më mirë dhe të theksohet barazia midis vajzave dhe djemve dhe të mbrohen fëmijët. Gjithashtu propozohet “të futen nocionet e arsimimit seksual në programet zyrtare të disiplinave të caktuara; të zyrtarizohen me vendosmëri tre sesione të dedikuara vjetore në orarin e shkollave, kolegjeve dhe shkollave të mesme; të sigurohet informacion sistematik për prindërit nga ekipet drejtuese në fillim të vitit shkollor; për të inkurajuar kërkimin mbi edukimin seksual dhe çështjet e tij bashkëkohore ose edhe më mirë për të miratuar shoqatat partnere”. Në raport insistohet në trajnimin e mësuesve për arsimim seksual. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR