• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Francë 108 të vdekur dhe 18.605 pacientë të shtruar në spital nga Kovid-19 në 24 orë e fundit

Në Francë 108 të vdekur dhe 18.605 pacientë të shtruar në spital nga Kovid-19 në 24 orë e fundit
Paris, 11 korrik 2022 (MIA) – Epidemia e Kovid-19 po kthehet në Francë tashmë disa javë, ku sot janë regjistruar 108 raste të vdekjeve nga virusi, sipas të dhënave më të reja të Shëndetit Publik në Francë. Për momentin   janë të shtruar në spital 18.605 pacientë, prej të cilëve 176 janë në gjendje kritike. Numri i rasteve të reja të zbuluara do të bëhet i ditur më vonë në orët e mbrëmjes, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Kjo është në momentin kur Bashkimi Evropian ka rekomanduar një vaksinë të dytë të përforcuar kundër Kovid-19 për të gjithë njerëzit mbi 60 vjeç, në vend të 80 vjeç deri më tani, të përballur me "valën" e madhe  në verë në Evropë. Rekomandimi vlen edhe për të gjithë personat e ndjeshëm, thonë  nga Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në kumtesën e përbashkët.

“U bëjmë thirrje vendeve-anëtare që menjëherë të ofrojnë përforcues të dytë për të gjithë mbi moshën 60 vjeç dhe njerëzit e ndjeshëm,  dhe u bëjmë thirrje të gjithë personave të paraqiten për vaksinim”, tha komisarja evropiane e Shëndetësisë, Stela Kiriakides.

Në prill, dy agjencitë shëndetësore të BE-së tashmë e rekomanduan këtë përforcues të dytë – në shumicën e rasteve një dozë të katërt – për personat mbi 80 vjeç, por sinjalizuan se mund të vijojë një zgjerim për personat mbi 60 vjeç.

“Evropa po përballet me rritje të rasteve me Kovid, por edhe me një tendencë në rritje të numrit të shtrimeve në spital apo pranimeve urgjente në disa vende, kryesisht për shkak të nënvariantit BA.5 të Omikronit, i cili është më infektues”, tha drejtori i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontroll të Sëmundjeve, Andrea Amon

Kryetari i Këshillit Shkencor Zhan-Fransoa Delfraisi, i cili parashikon kulmin e valës së shtatë javën e ardhshme, tha se sistemi shëndetësor i Francës "do të qëndrojë" këtë verë kundër variantit BA.5.

Ai përkujtoi se nënvarianti Omikron, BA.5,  është "shumë bartës" por "jo më i rëndë". Sipas tij, “momentalisht jemi në rreth 1.100 apo 1.200 shtrime klasike në spital në ditë”.

“Në mars arritëm në 1.800 dhe në janar rreth 2.800 3.000, pra do të arrijmë në 1.800, ndoshta edhe t'i kalojmë pak. Kemi një sistem spitalor të lodhur, do të kemi shumë lëvizje të popullsisë, virusi do të vazhdojë të qarkullojë dhe oferta për kujdes do të jetë e dobët sepse do të ketë pushime për personelin e spitalit”, tha Fransoa Delfraisi.

Çiklistët e Tur de Frans e kaluan testin për Kovid, i cili dha rezultat negativ për të gjithë pelotonin, publikoi sot Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI). Testet u kryen të dielën në mbrëmje përpara se çiklistët të kishin një ditë pushimi në Savoja e Epërme.

Tre vrapues duhej të largohen garën që në fillim në Danimarkë, pasi rezultuan pozitivë me Kovid. Francezi Xhefri  Bushar (AG2R Citroen) dhe norvegjezi Vegard Stake Laengen (EBA) bashkëlojtar  i fanellës së verdhë sllovene Tadej Pogaçar, u larguan të shtunën në mëngjes para fillimit të fazës së 8-të.

“Të gjithë ngasësit  të cilët morën pjesë në Tur de Frans u testuan mbrëmjen e 10 korrikut. "Të gjitha testet ishin negative", kumtoi në mëngjes UCI. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR