• e premte, 05 dhjetor 2025

Në forcat stabilizuese në Gazë sipas gjitha gjasave do marrë pjesë personel ushtarak nga Indonezia, Azerbajxhani dhe Pakistani

Në forcat stabilizuese në Gazë sipas gjitha gjasave do marrë pjesë personel ushtarak nga Indonezia, Azerbajxhani dhe Pakistani

Gazë, 16 tetor 2025 (MIA) - Personeli ushtarak nga Indonezia, Azerbajxhani dhe Pakistani janë kandidatët kryesorë për pjesëmarrje në forcën e ardhshme të stabilizimit në Rripin e Gazës, deklaroi sot funksionari i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së. 

Funksionari i ministrisë i cili foli për ueb faqen amerikane "Politiko" nën kushte që të mbetet anonim, tha se asnjë vend nuk kishte marrë një angazhim të vendosur, por se Indonezia, Azerbajxhani dhe Pakistani deri më tani kishin shprehur interesin më të madh për anëtarët e tyre të merrnin pjesë në trupat stabilizuese të Gazës. 

I njëjti lajm konfirmohet nga "Tajms of Izrael", duke deklaruar se ushtarë nga Pakistani sipas të gjitha gjasave do të përfshihen në forcën ndërkombëtare për të siguruar Rripin e Gazës së bashku me ushtarë nga Azerbajxhani dhe Indonezia. 

E ashtuquajtura forca ndërkombëtare e stabilizimit është komponent kyç i planit të paqes së propozuar nga presidenti amerikan Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës midis lëvizjes militante palestineze Hamas dhe Izraelit, gjë që duhet të hapë rrugën për demilitarizimin dhe rindërtimin përfundimtar të Gazës. 

SHBA-ja dërgoi 200 ushtarë në Izrael për të ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për ruajtjen e armëpushimit dhe për të stabilizuar enklavën. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR