• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Dibër dhe Qendër Zhupa kanë votuar 32 persona të sëmurë dhe vulnerabël

Në Dibër dhe Qendër Zhupa kanë votuar 32 persona të sëmurë dhe vulnerabël

Dibër, 23 prill 2024 (MIA) - Në komuat Dibër dhe Qendër Zhupa të drejtën e votës sot e kanë realizuar 32 persona të sëmurë dhe vulnerabël, nga 37 të regjistruar, kërkesat e të cilëve pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar janë pranuar.

"Në komunën e Dibrës janë dorëzuar 32 kërkesa, aq sa edhe janë pranuar dhe të drejtën e votës sot e kanë shfrytëzuar 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Tre nuk kanë votuar për arsye të ndryshme. Sot është shpërndarë materiali zgjedhor dhe presim që nesër rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të shkojë mirë", deklaroi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor.

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë janë regjistruar 19.334 votues, që është 123 votues më shumë krahasuar me ciklin e fundit zgjedhor, zgjedhjet lokale në tetor të vitit 2021. Do të votohet në 27 vendvotime, 22 prej tyre në Dibër, dy në Mogorçe dhe nga një në Kosovrast të Poshtme dhe të Epërme dhe në Xhepishte.

Numri më i madh i vendvotimeve, ose nëntë, janë në Qendrën Zhupa, nga një në vendbanimet Broshticë, Novak, Elenci, Breshtani, Pralenik, Koxhaxhik, Dolgash, të gjitha të vendosura në objektet shkollore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR