• e martë, 26 nëntor 2024

Në Bullgari forum dyditor i ministrave të mbrojtjes nga Evropa Juglindore

Në Bullgari forum dyditor i ministrave të mbrojtjes nga Evropa Juglindore
Sofje, 17 nëntor 2022 (MIA) - Në Sofje sot dhe nesër do të mbahet takimi vjetor i ministrave të mbrojtjes në formatin SEDM, Proces i takimeve të ministrave të mbrojtjes nga Evropa Juglindore, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë. Nikoqir i forumit është ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë, Dimitar Stojanov. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, takimi organizohet në kuadër të kryesisë bullgare të SEDM. Presidenca e rradhës është nën patronazhin e zëvendësministres Teodora Gençovska, e cila do të jetë moderatore e forumit. Mes pjesëmarrësve janë ministrat e mbrojtjes të Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, si dhe përfaqësues të ministrive të mbrojtjes të vendeve-anëtare. Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së vendit. Në takimin në Sofje do të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të Procesit, si dhe çështjet aktuale të bashkëpunimit rajonal në siguri dhe mbrojtje. Forumi i këtij viti do të mbahet në kuadër të luftës në Ukrainë. Procesi SEDM u krijua në vitin 1996 si një mekanizëm efektiv për forcimin e sigurisë rajonale dhe një nga forumet më të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal në siguri dhe mbrojtje. Bullgaria ka një presidencë me rotacion të SEDM për dy vjet deri në vitin 2023. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR