• e premte, 05 dhjetor 2025

Në aeroportin në Athinë u zbuluan 500 kilogramë drogë Kat me vlerë 1,5 milionë euro

Në aeroportin në Athinë u zbuluan 500 kilogramë drogë Kat me vlerë 1,5 milionë euro

Athinë, 18 gusht 2025 (MIA) - Gjysmë ton nga substanca narkotike Kat (Khat) e njohur edhe si "kokainë natyrale", u zbulua dhe u sekuestrua në aeroportin Elefterios Venizelos në Athinë, ndërsa thuhet se vlera e drogës është rreth 1,5 milionë euro, kumtuan nga Drejtoria e pavarur e të ardhurave publike të Greqisë (AADE), njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Kat merret nga bima Catha edulis, që kultivohet në Afrikën Lindore dhe në pjesën jugore të gadishullit arabik.

Droga në aeroportin e Athinës ishte fshehur në katër dërgesa me mallra të deklaruara si perde, çarçafë dhe pëlhura, të cilat po kalonin tranzit nga Izraeli me destinacion përfundimtar në SHBA, ndërsa siç kumtuan nga AADE-ja, u zbulua gjatë kontrolleve të kryera nga inspektorët e Sektorit kundër kontrabandës pranë doganës në aeroportin e Athinës.

Nga AADE-ja potencojnë se "bëhet fjalë për sasi më të madhe të drogës konkrete, të zbuluar deri tani".

Më shumë se dhjetë vjet, gjegjësisht më 4 dhjetor të vitit 2014, gjithashtu në aeroportin e Athinës u zbuluan 458 kilogramë, ndërsa sekuestrimi i fundit i Kat ka qenë në vitin 2022, në të njëjtin aeroport, kur u zbuluan 34 kilogramë. rq/

Foto: Drejtoria e pavarur e të ardhurave publike (AADE)

QËNDRONI TË LIDHUR