Në 48 orët e fundit, 70 milionë abonues të rinj janë regjistruar në platformën Threds
- Në më pak se 48 orë, në aplikacionin Threds janë regjistruar 70 milionë përdorues të rinj, që është dyfishi i 30 milionëve të regjistruar në 24 orët e para të lansimit të aplikacionit.
- Post By Melahat Baftija
- 20:26, 7 korrik, 2023
San Hose, 7 korrik 2023 (MIA) - Në më pak se 48 orë, në aplikacionin Threds janë regjistruar 70 milionë përdorues të rinj, që është dyfishi i 30 milionëve të regjistruar në 24 orët e para të lansimit të aplikacionit.
Pronari i Meta, i cili zotëron gjithashtu edhe Threds, deklaroi se kjo i ka tejkaluar dukshëm pritjet e tyre.
Ai tha se dëshironte që "mirësia" të ishte fokusi i apelit të aplikacionit, duke përmendur shqetësimet se platforma rivale Tuiter, e cila ka më shumë se 250 milionë përdorues, ishte bërë shumë jomiqësore ndaj individëve. mb/
Foto: Profili i Fejsbukut të Zakerberg