• e premte, 05 dhjetor 2025

Mucunski: Një nga iniciativat në Bruksel është të votohet me shumicë të kualifikuar për faza të caktuara të zgjerimit

Mucunski: Një nga iniciativat në Bruksel është të votohet me shumicë të kualifikuar për faza të caktuara të zgjerimit

Bruksel, 20 nëntor 2025 (MIA) - Është shumë domethënëse që në BE ekziston shtytës serioz për zgjerim drejt të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, deklaroi për MIA-n ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fund të vizitës së tij të punës dy-ditore në Bruksel.

Megjithatë, sipas tij, është dhe një fakt se ajo që na ka ndodhur në procesin e anëtarësimit për vite me radhë, prandaj janë inkurajuese mesazhet si prezantimi i sotëm i raportit për Strategjinë e Zgjerimit të BE-së, se çështjet dypalëshe nuk duhet të përdoren si levë për të bllokuar procesin e pranimit të vendeve kandidate për anëtarësim.

Në lidhje me paralajmërimin e Athinës për iniciativën e saj për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mucunski tha se beson që Greqia do të mbetet një nga mbështetëset tona në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, sepse integrimi ynë në Union është në interes jo vetëm të tonit, por është edhe të fqinjëve tanë që janë anëtarë të bllokut.

Ai shtoi se rreth një javë më parë mori pjesë në një takim të organizuar nga Oda ekonomike të të dy vendeve, në të cilin u dërguan sinjale pozitive në fushën e bashkëpunimit biznesor dhe tregtar. 

Mucunski theksoi se fokusi i takimit me eurokomisaren Kos ishte në disa çështje, mes të cilave dhe prioritetet në fushën e reformave të brendshme, përmbushjen e proceseve të caktuara reformuese që lidhen me Axhendën reformuese, si dhe sfidat me të cilat i kemi, duke përfshirë edhe mosmarrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë

Në darkën e punës me Kallas, diskutimi primar lidhej kryesisht me planin e BE-së për Ballkanin Perëndimor nga një këndvështrim politik dhe hapat që lidhen me integrimin e të gjithë rajonit në Union, si dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë. 

Ai shtoi se realizimi i projektit të samitit "Shkupi - Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028" do të ketë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR