• e martë, 24 dhjetor 2024

MPJ-ja kineze me gjykim të ashpër për vizitën e Pelosit në Tajvan

MPJ-ja kineze me gjykim të ashpër për vizitën e Pelosit në Tajvan
Pekin, 2 gusht 2022 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e ka dënuar ashpër vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi në Tajvan, përkundër paralajmërimeve nga pala kineze. Ministria thekson se i ka dërguar notë proteste palës amerikane. MPJ-ja kineze thotë se vizita dërgon "sinjale të gabuara për forcat separatiste" të cilat kërkojnë "pavarësi të Tajvanit". Vizita e Nansi Pelosit e shkel seriozisht parimin "një Kinë", thuhet në komunikatë. Aeroplanë luftarakë të Forcave ajrore të Ushtrisë çlirimtare popullore kineze kanë fluturuar sonte sipas orës lokale në drejtim të Tajvanit, njoftoi Televizioni qendror kinez. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR