• e premte, 05 dhjetor 2025

MPJ ruse: Lavrov dhe Rubio relizuan bisedime konstruktive para samitit në Budapest

MPJ ruse: Lavrov dhe Rubio relizuan bisedime konstruktive para samitit në Budapest

Moskë, 20 tetor 2025 (MIA) - Rusia kumtoi se shefi i saj i diplomacisë, Sergej Lavrov dhe homologu i tij amerikan, sekretari i shtetit, Marko Rubio, të cilët janë përgjegjës për përgatitjen e samitit midis presidentëve Vlladimir Putin dhe Donald Trampi, kishin bisedë "konstruktive", njoftuan mediat britanike. 

Lavrov dhe Rubio diskutuan për hapat e mundshëm konkretë për të zbatuar idetë e arritura gjatë bisedimeve telefonike të 16-të tetorit midis liderit rus Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Tramp, kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme ruse pas bisedës telefonike midis dy diplomatëve të lartë, të cituar nga mediat ruse. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR