• e premte, 20 dhjetor 2024

MPJ e Kosovës: Gjykata e Shkupit ka vendosur që të mos ekstradohet ish-pjesëtari i UÇK-së

MPJ e Kosovës: Gjykata e Shkupit ka vendosur që të mos ekstradohet ish-pjesëtari i UÇK-së

Prishtinë, 9 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mos ekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani.

“Blerim Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka njoftuar MPJD së Kosovës.

Ramadani ishte ndaluar më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, si ish-pjesëtar i UÇK-së në bazë të një fletë arresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Autoritetet serbe kishin kërkuar nga autoritetet në Shkup që ai të ekstradohej në Serbi.

Autoritetet kosovare e kanë cilësuar si arbitrar dhe të padrejtë arrestimin e Ramadanit dhe të të kosovarë tjerë në Serbi dhe kanë kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tyre. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR