• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ bullgare i ndjekë me kujdes qëndrimet e opozitës maqedonase për mbylljen e klubeve bullgare

MPJ bullgare i ndjekë me kujdes qëndrimet e opozitës maqedonase për mbylljen e klubeve bullgare
Sofje, 18 nëntor 2022 (MIA) - Ministria bullgare e Punëve të Jashtme me vëmendje të posaçme e ndjekë, siç thekson, "fushatën e opozitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut kundër klubeve bullgare dhe instrumentalizimin e saj për qëllime të brendshme politike", deklaroi zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kostadin Koxhabashev. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Koxhabashev, sjellja e tillë është vetëm në dobi të faktorëve apo palëve të treta, të cilat kanë interes ta pengojnë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Koxhabashev i komentoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shoqatat dhe fondacionet dhe të Ligjit për parti politike në Maqedoni të Veriut, duke cekur se autoritetet në Sofje druajnë se me to mund të kufizohet e drejta e bashkimit. Ai theksoi se me ndryshimet ligjore vendoset komision i ri për emra dhe personalitete, duke pyetur kush do ta ketë kontrollin ndaj qëndrimeve të komisionit, nëse sigurohet e drejta e ankimimit ndaj vendimeve të tij, cilat janë kriteret sipas të cilave do të udhëhiqet komisioni në punën e vet. Koxhabashev gjithashtu theksoi se tani në radhë është nëse Qeveria në Shkup do ta dërgojë Ligjin për shoqatat dhe fondacionet për mendim tek Komisioni i Venecies. "Bullgaria konsideron se nëse ka pasur vëmendje dhe kujdes adekuat për të drejtat e njeriut, një propozim-ligj i tillë është dashur paraprakisht të dërgohet për mendim, sepse ligji tani filloi të zbatohet në praktikë", shtoi ai. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR