• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mot i ligë goditi disa pjesë të Polonisë dhe Çekisë, duke shkaktuar dëme të shumta dhe disa të lënduar

Mot i ligë goditi disa pjesë të Polonisë dhe Çekisë, duke shkaktuar dëme të shumta dhe disa të lënduar
Varshavë/Pragë, 2 korrik 2022 (MIA) – Mot i ligë, i shoqëruar me breshër, ka goditur mbrëmë disa pjesë të Polonisë dhe Çekisë, duke rrëzuar pemë dhe çatitë e shtëpive, si dhe lajmërohet për disa të lënduar. Në provincën polake të Pomeranisë, zonë historike në pjesën veriperëndimore të vendit, e cila ka dalje në Detin Baltik, shtatë persona, përfshirë dy zjarrfikës, u lënduan nga stuhia, njoftoi agjencia polake PAP. Në rrugën e fshatit në Çojnik, një pemë ka rënë mbi automjetin me pesë persona, mes të cilëve dy fëmijë. Në të gjithë Poloninë, zjarrfikësit ndërhynë deri në 3.700 herë në 24 orët e fundit dhe shumica e tyre ishin ndërhyrje për shkak të çatisë së shkatërruar dhe pemëve të rrëzuara dhe dy zjarreve të shkaktuara nga rrufeja. Në Poloni, 125.000 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa 1.200 amvisëri janë në errësirë ​​në Çeki. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR