• e hënë, 23 dhjetor 2024

Moldavia nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Rumaninë

Moldavia nikoqire e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Rumaninë

Kishinjev, 27 mars 2023 (MIA) - Moldavia sot komunikoi se do të jetë nikoqire e stëvitjes së përbashkët ushtarake, në të cilën marrin pjesë njësitet e forcave speciale nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe nga Rumania.

"Stërvitja do të mbahet në qendrat e trajnimit të Armatës nacionale, nga 27 marsi deri më 7 prill, ndërsa ka për qëllim stërvitje të përbashkët dhe shkëmbim të përvojave mes ushtarëve të forcave speciale moldaviane, rumune, amerikane dhe britanike, si dhe rritje e nivelit për interoperabilitet mes kontinenteve pjesëmarrëse", theksohet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Moldavisë.

Gjithashtu theksohet se forcat speciale të katër vendeve do të kryejnë goditje të avancuar luftarake, si dhe stërvitje me parashuta dhe stërvitje për misione konkrete.

Në komunikatë theksohet se pajisja ushtarake do të spostohet në qendrat për trajnim të armatës moldave që të shfrytëzohet gjatë stërvitjeve. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR