Modi dhe Trampi diskutuan "për përparimin e mirë të arritur në bisedimet tregtare"
- Kryeministri i Indisë, Narendra Modi sot deklaroi se ka folur në telefon me presidentin amerikan, Donald Tramp, "për përparim më të mirë të arritur në negociatat tregtare".
- Post By Ramize Qamili
- 22:33, 9 tetor, 2025
Nju Delhi, 9 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi sot deklaroi se ka folur në telefon me presidentin amerikan, Donald Tramp, "për përparim më të mirë të arritur në negociatat tregtare".
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Indisë kumtoi se së shpejti pritet një rreth i ri bisedimesh midis Nju Delhit dhe Uashingtonit.
Tampi ka vendosur dogana prej 50 për qind për shumicën e produkteve nga India. Kjo është një nga doganat më të larta për çdo partner tregtar të SHBA-së.
Masa prek në rreth 50 miliardë dollarë eksporte indiane në SHBA, kryesisht në tekstile, gurë të çmuar dhe bizhuteri. rq/
Foto: EPA