• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mitrofanova: Dërgesat e gazit rus për Bullgarinë mund të rinovohen menjëherë nëse ajo i paguan "Gazpromit" me rubla

Mitrofanova: Dërgesat e gazit rus për Bullgarinë mund të rinovohen menjëherë nëse ajo i paguan
Sofje, 27 korrik 2022 (МИА) – Dërgesat e gazit për Bullgarinë mund të rinovohen në çdo kohë nëse pala bullgare paguan për to sipas skemës që u përshtatet kërkesave të "Gazpromit", deklaroi ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova në intervistën për televizionin "Rusia-24", transmeton Nova TV. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Mitrofanova pret pragmatizmi në Sofje të mbizotërojë në çështjen për gazin, por shton se tani për tani nuk ka sinjale pozitive në këtë drejtim. Ajo informoi se shumë ekspertë energjetikë bullgarë i bëjnë thirrje Sofjes zyrtare për pragmatizëm dhe kthimit të marrëveshjes me "Gazpromin", që është me afat deri në fund të këtij viti. "Kështu që, menjëherë sapo pala bullgare vendos të paguaj sipas skemës që e kërkon "Gazpromi", gjegjësisht të paguaj në euro në një llogari të veçantë, që do të shndërrohet në rubla ruse, do të vazhdojë dërgesa për Bullgarinë", tha ambasadorja Mitrofanova. Deklarata e Mitrofanovës vjen disa orë pasi Qeveria bullgare në largim publikon se ka nënshkruar kontratë për furnizimin e shtatë tankerë me gaz të lëngshëm në periudhë prej tetorit të këtij viti deri në prill vitin e ardhshëm. Paraprakisht, presidenti bullgar, Rumen Radev i kritikoi veprimet e Qeverisë së Kirill Petkovit në sferën e energjetikës. Siç kujton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Bullgaria ka paguar në euro në muajin mars, sipas marrëveshjes me "Gazpromin", por kompania e ka kthyer pagesën për shkak se nuk është bërë në rubla ruse, sipas Dekretit të presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin. nk/shk/

QËNDRONI TË LIDHUR