• e premte, 22 nëntor 2024

Mitarakis: Ka presion të rritur në kufij nga valët e emigrantëve, por njëkohësisht edhe numër të vogël të ardhjeve

Mitarakis: Ka presion të rritur në kufij nga valët e emigrantëve, por njëkohësisht edhe numër të vogël të ardhjeve
Athinë, 13 tetor 2022 (MIA) - Ekziston presion i rritur, por njëkohësisht shohim edhe numër të vogël të ardhjeve të emigrantëve, gjegjësisht, mbrojtja e kufijve arriti që ta mbrojë vendin dhe të mos kemi valë të rritura të emigrantëve si në vitin 2015, 2016, 2019, tha ministri i Emigrimit dhe Azilit të Greqisë, Notis Mitarakis në intervistë për televizionin grek "Skaj", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Mitarakis vuri në dukje se këtë vit pritet të shihet vala e dytë më e ulët e refugjatëve dhe emigrantëve në vend në dhjetë vitet e fundit, ndërsa vlerësimet e tyre janë se do të ketë rreth 14.000 të ardhur të rinj si në ishuj ashtu edhe në kufirin tokësor me Turqinë, në Evros. Për provokim eventual nga Turqia, theksoi se janë veçanërisht të kujdesshëm, por edhe të përatitur për presion të rritur të mundshëm në kufijtë. "Mendoj se pas përgjigjes së suksesshme të Greqisë në shkurt dhe mars 2020 ndaj përpjekjes për instrumentim masiv, mendoj se është e qartë se vendi ynë di dhe mund të përballojë incidente të tilla. Pra, nuk do të them se kam frikë apo nuk kam frikë nga presioni shtesë në kufi, por do t'ju them se jemi plotësisht të përgatitur për këtë", theksoi ministri i Emigrimit dhe Azilit të Greqisë. Paralelisht, duke folur për Turqinë, theksoi se do të duhej që përsëri ta lexojë Marrëveshjen e Lozanës dhe "të shohë se sa dispozita të Marrëveshjes vetë nuk i zbaton". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR