• e hënë, 01 korrik 2024

Misioni paqeruajtës i KB-së në Mali përfundoi pas një dekade

Misioni paqeruajtës i KB-së në Mali përfundoi pas një dekade

Bamako, 31 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara sot i japin fund tërheqjes së tyre prej një dekade nga Mali.

Misioni shumëdimensional i stabilizimit të integruar filloi në vitin 2013 pas një kryengritje të armatosur në Mali, por hunta ushtarake në pushtet në atë vend i kërkoi misionit të KB-së që të largohej nga vendi, raporton BBC.

Sipas vlerësimit të kreut të misionit, është bërë shumë, por ende më pak se sa pritej, pasi me rreth 310 paqeruajtës të vdekur, është misioni i dytë më vdekjeprurës i KB-së në botë, pas misionit në Liban. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR