• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Miratohet propozim-ligji për konsumatorët, i cili parashikon sanksione për praktikat e padrejta tregtare

Miratohet propozim-ligji për konsumatorët, i cili parashikon sanksione për praktikat e padrejta tregtare
Shkup, 21 qershor 2022 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 54-të e shqyrtoi dhe miratoi propozim-ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve me procedurë të shkurtuar dhe Informacionin për nevojën e hartimit të Ligjit për praktika të padrejta tregtare me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve. Me këto ligje të propozuara, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë vendi i parë në rajon me praktikë ligjore të vendosur ndaj praktikave të padrejta tregtare. Sipas ndryshimeve të propozuara, rregulloret evropiane sigurojnë nivel të lartë mbrojtjeje të të drejtave të konsumatorit dhe garantojnë kushte më të lehta biznesi, si dhe shmangin e një çekuilibër në fuqinë e negociatave në mes furnizuesve dhe blerësve të produkteve bujqësore dhe ushqimore, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë. Në varësi nga madhësia e kompanisë, kundërvajtjet dhe gjobat lëvizin prej 500 deri në 10.000 euro. Në pjesën e personave fizikë ose tregtarëve individë gjobat janë më të vogla, por dispozitat tjera vlejnë për të gjithë. Në pjesën e sanksioneve kundërvajtëse është paraparë edhe ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë edhe atë në kohëzgjatje prej 3 muaj deri në 2 vjet nga ana e gjykatës kompetente për tregtar të mesëm dhe tregtar të madh dhe prej 15 deri në 30 ditë për tregtar mikro dhe të vogël, nga ana e Komisionit për vendimmarrje për kundërvajtje. Personave përgjegjës, megjithatë, edhe tek personat juridik është paraparë ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtari ose detyrë në kohëzgjatje prej 3 muaj deri në 1 vit nga ana e gjykatës kompetente, ndërsa tek tregtari individ në kohëzgjatje prej 15 deri në 30 ditë nga ana e Komisionit për vendimmarrje për kundërvajtje. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, i miratuar sot, do të dërgohet në Kuvend me procedurë të shkurtuar. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve i referohen vendosjes së barazisë së punonjësve në policinë e burgjeve me të ardhurat më të ulëta duke vendosur të njëjtën masë të pagës minimale ligjore, në përputhje me Ligjin për ndryshimin e ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR