• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministrja franceze e Sportit notoi në Sena që të tregojë se është mjaftueshëm e pastër për garat olimpike

Ministrja franceze e Sportit notoi në Sena që të tregojë se është mjaftueshëm e pastër për garat olimpike

Paris, 13 korrik 2024 (MIA) - Ministrja franceze e Sportit, Ameli Ueda-Kastera notoi sot në lumin Sena për të demonstruar se uji i tij është mjaft i pastër për mbajtjen e garave në not në distancë dhe pjesën e notit në triatlonë në Lojërat olimpike të ardhshme në Paris.

Paraprakisht, ministrja deklaroi se mbajtja e garave në Sena do të ishte ngjarja e shekullit dhe se duhej të ndodhte për shkak të trashëgimisë franceze. Lumi Sena u përdor gjithashtu për gara gjatë Lojërave olimpike të Parisit në vitin 1900.

Pasi u njoftua se Sena do të përdorej për garat olimpike, u hap një debat për pastërtinë e saj. Javët e fundit shumë studime dhe analiza kanë treguar se nuk i plotëson plotësisht standardet higjienike për notin dhe arsyeja kryesore për këtë janë reshjet e shpeshta në kryeqytetin francez. Ditët e fundit ka mbizotëruar moti i thatë i cili ka ulur nivelin e ndotjes dhe parashikimet e mëtejshme tregojnë se moti i thatë duhet të ruhet edhe gjatë Olimpiadës në Paris.

Lojërat olimpike në Paris fillojnë më 26 korrik dhe do të zgjasin deri më 11 gusht. mb/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR