Ministria e Shndetësisë për Gazën: Izraeli e ka arrestuar drejtorin e spitalit tonë kyç
- Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila është nën kontroll të Hamasit dhe Mbrojtja lokale civile sot ka njoftuar se izraeli e ka arrestuar drejtorin e spitalit kyç në veri të territorit palestinez të shkatërruar në luftë.
Gaza, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila është nën kontroll të Hamasit dhe Mbrojtja lokale civile sot ka njoftuar se izraeli e ka arrestuar drejtorin e spitalit kyç në veri të territorit palestinez të shkatërruar në luftë.
"Forcat okupatore (izraelite) kanë dërguar dhjetëra anëtarë të personelit mjekësor në spitalin "Kamal Advan", duke e përfshirë edhe dr. Hosam Safi në një qendër arrestimi në marrje në pyetje", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Zëdhënësi i Mbrojtjes civile Mahmud Basall deklaroi se me arrestimin e drejtorit të spitalit Kamal Advan, dhjetëra anëtarë të personelit mjekësor dhe teknik në spital, si dhe drejtori i mbrojtjes civile në veri, forcat izraelite e kanë shkatërruar plotësosht bazën mjekësore, humanitare dhe të shpëtimit në veri të Gazës.
Armata izraelite ende nuk ka dhënë deklaratë lidhur me këtë rast. mb/
Foto: MIA