• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Forcat ukrainase e kanë shkelur armëpushimin e Pashkëve

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Forcat ukrainase e kanë shkelur armëpushimin e Pashkëve

Moskë, 20 prill 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka bërë të ditur se forcat e armatosura të Ukrainës kanë shkelur vazhdimisht armëpushimin e Pashkëve të shpallur dje nga presidenti rus Vladimir Putin.

"Edhe krahas shpalljes së armëpushimit të Pashkëve, njësitë e Forcave të armatosura të Ukrainës gjatë natës janë përpjekur të sulmonin pozicionet e ushtarëve rusë në zonat e vendbanimeve Suha Balka dhe Bogatir në Republikën Popullore të Donjeckut, por këto sulme u zmbrapsën”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Gjithashtu, gjatë natës, sipas të njëjtit raport, pala ukrainase ka përdorur 48 dronë, duke përfshirë një që operonte në territorin e Krimesë. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR